A i është përgjigjur Vitia ofertës së Ramës për postin e Drejtorit të Shëndetësisë

PUBLIKUAR

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar ish-kandidatin e VV-së, Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij. Rama në emisionin DPT te Fidani në T7 se ka thënë se ka 7 ditë që ka thirrur Vitinë në takim dhe se oferta e tij është e sinqertë.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit Përparim Rama për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.

“100% e sinqertë. E kam thënë edhe gjatë kampanjës. E thashë edhe dje. Ideja është që të krijojmë nj ekip profesioniste me njerëz profesional që mund të dërgojnë çështjet përpara. Kjo është ekip profesionale jo politike. Punët që na presin duhet të jenë të shtyra nga njerëz profesionistë”, ka thënë Rama.

Ndërsa sot Rama ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nga Vitia për këtë ofertë.

“Jo”, është përgjigjur shkurt Rama në Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...