A është e përgatitur Ministria e Infrastrukturës nëse ka reshje më të mëdha të borës?

PUBLIKUAR

Në Kosovë tashmë kanë rënë reshjet e para të borës për këtë sezon. Kështu rrjedhimisht fillon edhe vështirësimi në qarkullim.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një përgjigje për Indeksonline njofton se, rrugët e Kosovës janë të qarkullueshme.

“Ju informojmë se të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të qarkullueshme pa vështirësi edhe pse pati reshje bore gjatë natës së kaluar”, konfirmon ministria.

Tutje në përgjigjen e tyre thuhet se, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë të përgatitura edhe për situata kur mund të ketë reshje më të mëdha të borës.

Por, nëse të reshurat janë të vazhdueshme, nga ministria bëjnë të ditur se në viset malore mund të ketë vështirësi gjatë qarkullimit.

“Në viset malore, nëse të reshurat janë të vazhdueshme, mund të ketë vështirësi. Apelojmë tek të gjithë ngasësit e makinave që të kenë kujdes me të shtuar gjatë vozitjes”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...