A e sheh veten në krye të AAK-së? – Flet Gjini

PUBLIKUAR

Ardian Gjini nga AAK-ja ka triumfuar në garën e balotazhit në Gjakovë, duke mposhtur kandidatin e LVV-së, Ardian Gola.

Sot, ai ka folur për herë të parë në një intervistë për gazetaren Gremisa Latifi në emisionin “Kosova Today”

Gjini u pyet lidhur me spekulimet që e përmendin si të mundshëm pasardhës të Ramush Haradinajt në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëse Haradinaj vendos të tërhiqet nga politika.

“Duhet me pa, ne zgjedhjet në Aleancë… i kemi në vitin që po vjen, 2026, diku në mars besoj fillojmë, nuk mundem me ditë saktë tash”, tha Gjini, duke theksuar se është shumë herët për të dhënë një përgjigje për këtë çështje.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...