A do të luajnë sonte Lewa e Lautaro? Inter – Barcelona, zbulohen formacionet e mundshme

PUBLIKUAR

Brenda ose jashtë. Pas lojës së parë që përfundoi 3:3, Interi dhe Barcelona do të rikthehen për t’u sfiduar prapë sonte në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurri” synojnë të rikthehen në finale pas asaj të Stambollit në vitin 2023, ndërsa “Blaugrana” do ta synojnë finalen e parë të Championsit që nga viti 2015, shkruan “Gazeta Express”.

Interi mund të jetë pa mbrojtësin Pavard, ndërsa mbetet në dyshim prezenca e Lautaro Martinez, i cili ishte lënduar në ndeshjen e parë javën e kaluar.

në vend të francezit në mbrojtje mund të jenë Bisscek me Acerbin e Bastonin përpara Sommer.

Mesfusha me Dumfries e Dimarcon në krahë, ndërsa Barella e Mkhitaryan prapa Calhanoglut.

Barça ndërkohë do ta rikthejë Lewndowskin, i cili mund të përfundojë megjithatë në bankinë, por duhet të heq dorë nga dyshja Balde – Koundé.

Në ndeshjen e parë, Gerard Martin nuk ka bindur, prandaj Inigo Martinez mund të zhvendoset në të majtë, me Eric Garcian në krahë dhe dyshja Araujo – Cubarsi në zemër të mbrojtjes përpara portierit Szczesny.

Konfirmohet kështu reparti i mesfushës me Montjuic, së bashku me Pedri e De Jong në mesfushë, kurse përpara tyre Dani Olmo që do t’i mbështesë Lamine Yamal, Ferran Torres e Raphinha. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, Barcelona me rekord fitimesh në El Clasico

Të dielën, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 4:3 në El Clasicon e zhvilluar...

Bastoni falënderues ndaj bashkëlojtarëve, tregon respekt për Barcelonën dhe ‘përbindëshin’ Yamal

Alessandro Bastoni, përfaqësues i Italisë, ka ndarë një mesazh emocionues për tifozët dhe shokët...

Karateisti kosovar Islam Selmani më afër medaljes, shkon në gjysmëfinale të Evropianit

Kosova mund të kurorëzohet me medalje nga Kampionati Evropian i Karatesë. Karateisti kosovar, Islam Selmani...