A do të luajë Alaba në finale?

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti nuk e di nëse David Alaba do të jetë 100% gati për finalen e Superkupës së Spanjës.

Lojtari u stërvit mirë një ditë para El Clasicos, por më pas për shkak të një ngarkese muskulore, ai nuk mundi të luajë kundër Barcelonës, sfidë që Reali e fitoi 3-2 pas 120 minutave lojë.

Ancelotti shpreson që deri të dielën, Reali të rikuperojë energjinë e humbur dhe të rikuperojë edhe Alaban.

“Ishim shumë të lodhur në fund dhe kjo është normale. Shpresoj që mund të rikuperohemi për të dielën dhe që Alaba të jetë i gatshëm. Kemi humbur shumë energji, por fitorja do të na ndihmojë në rikuperimin tonë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...