A do të ketë bonuse për lojtarët e Kosovës nëse sigurojnë playoff-in e Botërorit 2026?

PUBLIKUAR

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka folur për çështjen e shpërblimeve që mund të marrin futbollistët në rast se sigurojnë kualifikimin në fazën “play-off” të Botërorit 2026.

Në konferencën për media, i pyetur nga KosovaPress, Shala tha se shpërblime për lojtarët do të ketë por që tema e bonuseve nuk është aktualisht në diskutim, pasi fokusi i skuadrës është vetëm te objektivi sportiv dhe realizimi i ëndrrës për kualifikim.

“Këto janë tema që me futbollistët dhe me ekipin janë sqaruar para fillimit të kampanjës kualifikuese dhe besoj që asnjë prej futbollistëve aktualisht nuk e ka në mendjen e tij bonusin që mund ta marr por primare e ka ëndrrën që mund ta realizojë për të dhe për popullin e Kosovës. Kështu që normalisht se bonuse prej Federatës së Futbollit ka për kualifikim, ajo është sqaruar nga presidenti me futbollistët por nuk është diçka që është diskutuar tani e as që diskutohet në këtë moment”, bëri të ditur Shala.

Për t’u kualifikuar në fazën e playoff-it, Kosovës i mjafton së paku një pikë në ndeshjen e 15 nëntorit kundër Sllovenisë.

SHIKO MË SHUMË

Reali i kthehet fitoreve, e mposht Levanten në La Liga

Real Madridi ka arritur fitoren ndaj Levantes në “La Liga”.   Ndeshja u mbyll me rezultat...

“Vështirë të luash çdo tri ditë”, Amir Rrahmani për orarin e ngjeshur dhe ndeshjen ndaj Interit: Luajtëm mirë…!

Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në kuadër...

S’ka lëndim për Rodrygon, do të luajë nesër në “El Clasico”

“El Clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës do të luhet përsëri. Real Madridi, do...