A do të jetë sërish Feride Rushiti kandidate për presidente nga LVV, flet Kurti

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehet optimist se LVV, partia që e drejton ai do të dalë fituese në zgjedhjet e 7 qershorit me 60 për qind të votave të përgjithshme.

Për këtë, ai beson se nuk do të ketë më ‘bllokadë’ për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kurti tha se inati dhe mllefi i ish-partive opozitare i vitit 2025 ka rënë, ani se sipas tij, jo mjaftueshëm. Megjithatë ai tha se pas 7 qershorit, besoj ky inat do të bie siç tha ai nën “prag”.

“Nëse i fitojmë ne 60 për qind, ndërron situate shumë. Mendoj, se inati dhe mllefi i vitit 2025 ka rënë ca, por ende jo mjaftueshëm. Pas 7 qershorit unë besoj që bie nën prag. Jam shumë optimist për këtë që po e them”, tha Kurti në emisionin “Politiko” te Kushtrim Sadiku.

Madje ai tha se “s’ka nevojë për fitore të re, por blloku opozitar ka nevojë për humbje të re”.

Derisa ai u pyet se a do të jetë sërish Feride Rushiti kandidate për presidente nga LVV, Kurti tha kjo parti nuk garon me emër për president në këto zgjedhje.

“Më 28 dhjetor kur i kemi pasur zgjedhjet ne nuk kemi pasur kandidat për president. Nuk kemi as në këto zgjedhje kandidat për president. Ne nuk garojmë me emër për president në këto zgjedhje. Në vizionin tonë, presidenti nuk është pol pushteti”, tha Kurti përballë analistëve.Në vizionin tonë, presidenti nuk është pol pushteti”, tha Kurti përballë analistëve.

Para shpalljes së zgjedhjeve, LVV pati propozuar Feride Rushitin kandidate për presidente, por nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votim në Kuvendin e Kosovës, pasi që në seancën e 28 prillit për zgjedhjen e presidentit të ri nuk morën pjesë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK. Nuk ishin prezent 2/3 e deputetëve.

S fushat zgjedhore ka hyrë në ditën e katërt dhe zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...