A do të heqin dorë nëse Kosova nuk bashkohet me Open Balkan? Rama: Nuk i lutem askujt

PUBLIKUAR

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me mospjesëmarrjen e Kosovës në nismën ‘Open Balkan’. Ai tha se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet, dhe se nuk është konspiracion.

“Përsa i përket pyetjes së parë, ne iu bëjmë thirrje që të bashkohen. A do të heqim ne dorë nga Ballkani i hapur, nëse nuk bashkohemi, është e thjeshtë, Sot me këto vendime që kemi marrë, janë mijëra dhe dhjetra mijëra njerëz që do ecim, Pavarësohet nga Ballkani i Hapur, nga BE, nga NATO, Kombet e Bashkuara, shkojnë dhe vijnë në këto territore, eksportojnë në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe janë më tepër se 600 apo 700.

Këtyre njerëzve ne i kemi dhënë mundësinë që të mos presin më me orë të tëra në kufi, të mos kenë nevojë për 3 palë dokumente. Të mos iu ndodh që nëse kalojnë në një doganë, dhe shkojnë te tjetra që; nuk punojmë tani.

Këtyre njerëzve do iu kthejmë barrierat pas se 3 vende nuk duan?! Patjetër që jo. Ky është Ballkani i Hapur. Ballkani i hapur nuk është konspiracion, por proces i çlirimit të forcave të punës nga pengesat burokratike dhe zinxhirët e legjislacioneve të ndryshme.

Është unifikim sipas BE. Ça problemi ka këtu nëse nuk pranohen 3 vendet të tjera?! në Ballkanin e hapur s’ka konsensus, kush do të kërcejë, kërcen.

Ballkani i Hapur nuk ndalet. Është interes strategjik i shqiptarëve, përtej interesit rajonal. Do vijnë në Ballkanin e Hapur, por vetëm se do humbasin kohë.

Vendet që janë këtu, do fitojnë. Thirrja jonë dhe imja nuk është; aman hajdeni ju se po nuk erdhët do e lëmë këtë punë. Këtë punë e kemi nisur për Shqipërinë, siç e ka nisur secili këtu për vendin e vetë. Ata mund të ulen, të përfitojnë. As nuk do ta ndalim Ballkanin e Hapur as të ndryshojnë trajektoren që nuk kthehet pas.”, tha Rama.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...