A do të dalë në debat përballë Përparim Ramës? Kështu përgjigjet Arben Vitia

PUBLIKUAR

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia nuk është i sigurt nëse do të dalë në debat përballë kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, raporton Gazeta Express.

Vitia dhe Rama do të përballen të dielën në garën e balotazhit, por tha se për t’u përballur me kundërkandidatin e tij mund t’i dalë një “problem”.

Këtu është një problem tjetër, sepse këtu duhet të flasim edhe me shtabin, edhe me zyrën për media në Lëvizjen Vetëvendosje, shtabin e qendrës”, tha Vitia.

Ai tha se është mirë që të ketë debat për t’i ballafaquar edhe programet.

“Nëse nuk është aranzhuar diçka dhe përshtatet, natyrisht se po, sepse mendoj që në këtë situatën që jemi, ku ballafaqohemi vetëm dy kandidatë, qytetarët kanë të drejtë që në ballafaqim të marrin dhe të nxjerrin më të mirën dhe të shkojnë drejt vendimit të tyre se për kë do të votojnë pastaj në bazë të programit dhe ballafaqimit të programeve”, tha Vitia mbrëmë në Debat Plus.

 

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...