Nuk kanë të ndalur reagimet për gjuhën rrugaçe të Sami Kurteshit ndaj ministres Hoxha

PUBLIKUAR

Pas ofendimit të rëndë që Sami Kurteshi, dikur Avokat i Popullit e tash anëtar i kryesisë së VV-së, që ia bëri ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, duke e quajtur atë “lopë”, ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Deklarimi i mbrëmshëm i Sami Kurteshit karshi ministres Hoxha, është ofendimi më i rëndë që mund t’i bëhet një gruaje. E papranueshme jo vetëm për një grua por për çdo qenie njerëzore, dhe e patolerueshme kur kjo gjuhë përdoret nga një ish Avokat i Popullit”, thotë Deliu.

Sipas saj, Kurteshi si nje avokues i të drejtave të njeriut, ka shkelë rëndë mbi këto vlera dhe parime të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet publikisht nga deklarimet e zotit Kurteshi. Mosdistancimi nga një gjuhë e tillë denigruese është porosi e dëmshme për vet diskursin e opinionit publik. Prandaj institucionet dhe shoqëria duhet ta dënojnë ashpër dhe te marrin masa konkrete karshi këtij fenomeni”, thotë në fund Deliu. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...