Komuna e Prishtinës e bën një hap për Xhaminë e Madhe në Prishtinë

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës kishte kërkuar me ngulm që të gjendet vendi për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, por kanë kaluar afro katër vite dhe nuk është vënë asnjë tullë në ndërtimin e saj. Për ndërtimin e saj duhet të lëshohet leja e ndërtimit nga Komuna e Prishtinës. Kjo e fundit para pak ditësh e ka formuar një komision për këtë punë.

Me vendim të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit, është formuar një komision për shqyrtimin e planifikimit të hapësirës ku parashihet të ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë.

Anëtarë të komisionit janë: Nazife Krasniqi, kryesuese, Sazane Raskova, anëtate, Burbuqe Hydaverdi, anëtare, Vedat Sahiti, anëtar, Esat Ramadani, anëtar, shkruan lajmi.net.

“Detyra e komisionit të cekur në pikën II të këtij vendimi, është dhënia e mendimit profesional dhe shqyrtimi i planifikimit të hapësirës ku parashihet të ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë. Për kryerjen e detyrave të cekura në pikën III të këtij vendimi, komisioni i raporton Kryetarit të Komunës’”, thuhet në njërën e pikave të këtij vendimi.

Vedat Sahiti, këshilltar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë për lajmi.net se nuk është marrë një përgjigje definitive nga Komuna e Prishtinës se kur mund të lëshohet leja e ndërtimit. “Ka kohë që ne kemi aplikuar për leje të ndërtimit. Arkitektët tanë e kanë dërguar komplet dokumentacionin, planin ideor dhe të gjitha tjerat që kërkohet. Ne nuk kemi marrë përgjigje në afatin kohor të paraparë me ligj. Siç kanë thënë arkitektët tanë, ata e kanë formuar një komision për këtë çështje, po se di tash sa është ligjore ajo”, tha Sahiti.

Arkitekti, Valdet Osmani mendon se formimi i komisionit nga ana e kryetrarit të Komunës për ta shqyrtuar planifikimin e hapësirës ku parashihet të ndërtohet Xhamia Qendrore është i kundërligjshëm. “Ligji i ndërtimit dhe ai i planifikimit shumë mirë e përcakton procedurën për marrjen e lejes ndërtimore.  Prandaj në këtë rast Kryetari i Komunës ka shkelur ligjin”, tha Osmani.

Më tetë tetor të vitit 2012, në prezencën e liderëve politikë e fetarë të vendit, ishte vendosur gurthemeli i godinës, siç thuhet të jetë, më të madhe fetare në kryeqytet.

Edhe vet kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava kohë më parë ka deklaruar se ndërtimi i Xhamisë së Re në Prishtinë parashihet të fillojë më 4 tetor, kurse lokacioni i caktuar nga Komuna e Prishtinës, siç dihet, është në afërsi të ndërtesës së PTK-së në Dardani. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...