AAK kundër krijimit të komisionit për matjen e territorit, e quan mashtrim të radhës

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit Kosovës nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, e ka quajtur mashtrim të radhës krijimin e komisionit nga Qeveria për matjen e territorit.

Ai ka thënë për lajmi.net se kjo nuk ka asnjë efekt, pasi territori nuk mund të matet pa i ditur se ku janë kufijtë.

“Kjo është veç një mashtrim i radhës, sepse asnjë efekt nuk e ka. Nuk mund të matet territori kur nuk e dinë ku i ke kufijtë. Duhet të definohen kufiri, atëherë të matet territori”, ka thënë Berisha për lajmi.net.

Sipas Berishës, që ka qenë edhe kryetar i Komunës së Pejës, çdo gjë është e papranueshme derisa nuk bëhet demarkimi i kufirit.

“Kështu që për ne është çdo gjë e papranueshme derisa nuk bëhet demarkimi i plotë i kufirit dhe derisa nuk kalon ajo marrëveshje në Kuvend. Do të thotë njëherë duhet të caktohet kufiri që është në Çakorr dhe Kullë, atëherë duhet të bëhet matje e territorit”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur sot, ka miratuar propozimin për krijimin e një komisioni për matjen e territorit të Kosovës.

Propozimin e kishte dhënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që ka marr mbështetjen e kabinetit qeveritar. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...