Kroacia dekoron Ambasadoren e Kosovës në Zagreb

PUBLIKUAR

Sot, Ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, në një ceremoni zyrtare në Presidencën e Republikës se Kroacisë, u dekorua nga presidentja kroate Grabar Kitaroviq për merita të veçanta në promovimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci në prag të largimit të saj nga misioni diplomatik në Kroaci.

Presidentja Grabar Kitaroviq me këtë rast tha se gjatë tre viteve të shërbimit në Kroaci, Ambasadorja Geci Sherifi ka bërë përpjekje të mëdha në promovimin e bashkëpunimit reciprok dhe shkëmbimeve miqësore midis Kosovës dhe Kroacisë.

Ambasadorja Geci Sherifi tha se ndjehet thellësisht e nderuar dhe se kjo dekoratë e çmuar nuk është vetëm një nderim personal por është një simbol i raporteve miqësore Kosove-Kroaci.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...