Veseli: Kosova qëndron përkrah vendeve aleate perëndimore

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Konferencën e katërt të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila po i zhvillon punimet në Prishtinë.

Gjatë fjalës së tij para përfaqësuesve diplomatikë të shtetit të Kosovës, Veseli e konsideroi këtë konferencë një traditë të mirë, të kultivuar tashmë në Kosovë, e cila krijon mundësi për diskutimin e sfidave të cilat e preokupojnë shtetin e Kosovës dhe adresimin e tyre.

“Nga viti në vit, Republika e Kosovës është duke u konsoliduar, zgjeruar dhe profesionalizuar në diplomacinë e vet. Por, vështirësitë ende janë të mëdha. Vështirësitë buxhetore nuk duhet t’ju demotivojnë në punën tuaj, përkundrazi. Kjo duhet të jetë një shtysë edhe më e madhe në angazhimet diplomatike për përfaqësimin dhe promovimin e shtetit të Kosovës në vendet respektive”, theksoi kryeparlamentari.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari Veseli foli për të arriturat e shtetit të Kosovës në zgjerimin e njohjes së pavarësisë së saj dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por njëkohësisht, u ndal edhe te sfidat të cilat vazhdojë ta përcjellin atë në këtë proces. Ai kërkoi nga ambasadorët që të rrisin angazhimet e tyre në procesin e ardhshëm të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Veseli tha se aktualisht, bota është duke u sfiduar në segmente të ndryshme.

“Janë momente sfiduese për tërë njerëzimin, natyrisht edhe për Kosovën. Orientimi ynë kundër terrorizmit është shumë i qartë. Ne qëndrojmë përkrah vendeve aleate perëndimore, të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke përgëzuar institucionet e sigurisë për punën e tyre në parandalimin e sulmeve terroriste, të cilat mund të ndodhnin.

Gjatë këtij adresimi, kryetari Veseli, një theks të veçantë i kushtoi nevojës së intensifikimit të diplomacisë ekonomike dhe rritjes së investimeve të huaja në vendin tonë.

“Kosova ka pak investitorë të huaj dhe një bilanc tregtar shumë negativ. Prandaj, angazhimi dhe roli juaj në këtë drejtim do të ishte kontributi më i madh për Republikën e Kosovës në këtë fazë”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...