Kthimi në Kuvend: 6 deputetë të Listës Serbe ia “kthejnë” shpinën Beogradit, shkarkojnë Simiqin

PUBLIKUAR

Pas lajmit se Lista Serbe pritet nesër të kthehet në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh bojkot, në Grupin Parlamentar të kësaj force politike kanë shpërthyer debate të brendshme.

Lajmi.net merr vesh se pas vendimit për kthim në Kuvend ka ndërhyrë Marko Gjuriq nga Beogradi duke tentuar që të ndikojë në anulimin e vendimit.

Kjo ka shkaktuar edhe përçarje në mesin e 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët pas një mbledhje të gjatë dhe të tensionuar kanë vendosur ta shkarkojnë Sllavko Simiqin nga shefi i Grupit Parlamentar.

Për shkarkimin e Simiqit, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Listës Serbe, kanë votuar gjashtë deputetë, në mesin e tyre edhe Nenad Rashiq dhe Jelena Bontiq.

Më pas, ata kanë marrë vendim që shef i ri i GP të Listës Serbe të jetë Sasha Milosavljeviq.

Sipas të gjitha gjasave, këta 6 deputetë do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Lajmi.net ka raportuar sot më herët gjatë ditës se nesër, në seancën ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2017, deputetët e Listës Serbe do të kthehen pas një kohe të gjatë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...