Pas debatit që zgjati më shumë se 5 orë kanë dalur me disa rekomandime për rastin Dehari, në të cilat kërkohet edhe të mos bëhet politizimi i kësaj situate.
Për rekomandimet e dala iniciuesi i këtij debati PDK votuan 49 deputet për, 13 abstenime dhe asnjë kundër. Ndërsa në votim ishte edhe projekt rezoluta e Vetëvendosjes e cila nuk kaloi pasi që mori 20 vota për, 17 kundër dhe 24 abstenime.
Ndërkohë që rekomandimet e VV;së nuk kaluan. hefi i grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka propozuar një rezolute që përmban tekstin e peticionit nga shoqëria civile.
VV i propozoi tri kërkesa:
“Hetim i pavarura dhe transparent për vrasjen e Astrit Deharit.”
“Dorëheqja e ministres Dhurata Hoxha dhe Skender Hysenit.”
“Fillimin e hetimeve për sigurinë ndaj personave përgjegjës të burgut”, tha Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për Astrit Deharin
Ky është projekt rekomandimi i PDK-së:
R E K O M A N D I M
Kuvendi i Republikës së Kosovës me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës dhe vlerave kushtetuese të Republikës së Kosovës edhe një herë shpreh përkushtimin e vet, që në Republikën e Kosovës të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe që secili individ të gëzojë të drejtën për jetë.
Vdekja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, e cila ka sjellë reagime deri në politizim të skajshëm, duhet të zbardhet në mënyrë transparente dhe të mos i lihet hapësirë manipulimeve politike.
Kuvendi fton të gjitha institucionet përgjegjëse që t’i marrin masat e duhura, në kuadër të kompetencave ligjore dhe të mos lënë asnjë pikë dyshimi në këtë rast.
Familja Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron. Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.



