Naftëtarët kontribuuan në buxhet me 224 milionë euro

PUBLIKUAR

Naftëtarët kanë pasur një vit të suksesshëm gjatë 2016-ës duke kontribuar në buxhetin e Kosovës me më shumë se 224 milionë euro. Angazhimi i kësja shoqate duhet të merret model nga shoqatat tjera. Kështu ka thënë kryatri i Odës Ekonomi të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në takimin e Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve (ShQNGL), ku u prezantuan sukseset e arritura gjatë vitit 2016.

Gërxhaliu, tha se kjo shoqatë ka qenë njëra ndër shoqatat më atraktive, “dhe besoj se ky angazhim i kësaj shoqate të jetë model për shoqatat tjera”.

Gërxhaliu i ka përmendur disa argumente që e veçojnë këtë shoqatë, duke thënë se deri me datën 16 të këtij muaji janë të importuar më tepër se 410 milionë litra naftë dhe derivate të naftës.

“Janë të paguara në bazë doganore 162 milionë e 600 mijë euro. Janë paguar akcizë 165 milionë e 838 mijë euro, janë paguar tatim në vlerën e shtuar afër 58 milionë euro dhe totali i kontributit për institucionet e Kosovës është më tepër se 224 milionë euro”, ka thënë Gërxhaliu.

Ndërsa, kryetari i ShQGL-së, Fadil Berjani, tha se ky vit për këtë shoqatë ishte mjaftë i suksesshëm.

“Të gjitha pikat që nuk kemi mundur me i realizuar këtë vit mbesin prioritet i vitit 2017”, u shpreh Berjani. /Ekonomiaonline.com

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...