MMPH kërkon nga komunat që të përgatisin planin për mbrojtën e ajrit

PUBLIKUAR

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor ka kërkuar nga komunat e Kosovës që të përgatisin planin afatshkurtër të veprimit për marrjen e masave për mbrojtjen e ajrit.

Për këtë kjo ministri ka kërkuar edhe nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal që të angazhohet.

“Plani afatshkurtër i veprimit duhet të përfshijë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve motorike, ngrohjen në amvisëri, biznese dhe në shërbime tjera, me qëllim të zvogëlimit të shkallës së ndotjes së ajrit”.

“MMPH është bindur së vetëm me një angazhim të përbashkët të të gjithë akterëve mund të arrihen rezultat në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj Ministrie./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...