Thaçi dënon sulmet e së hënës në Ankara, Cyrih e Berlin

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke kujtuar sulmin e djeshëm që ndodhën në tre vende të Evropës thotë se sulmet në kryeqendrat evropiane janë sulme kundër civilizimit dhe vlerave që me shumë sakrificë janë ndërtuar.

Siç vlerëson ai është detyrë e të gjithë neve që t’i mbrojmë këto vlera, duke lënë një trashëgimi për brezat e ardhshëm.

“Populli i Kosovës ndan dhimbjen me familjet, popujt dhe shtetet e Gjermanisë dhe Zvicrës për të vrarët dhe të plagosurit në sulmet në Berlin dhe në Cyrih.

Njësoj i dënueshëm është edhe akti i vrasjes së diplomatit rus në Ankara. Diplomatët janë ura mes shteteve dhe kombeve, përmes punës së tyre për përmirësimin e komunikimit dhe mirëkuptimit mes popujve. Ata janë çelës i zgjidhjes së problemit e jo vetë problemi”, shprehet presidenti.

Sipas tij, nuk mund të zmbrapsemi para dhunës, por duhet të qëndrojmë të fortë, të përgatitur dhe vigjilentë në angazhimin tonë për paqe dhe stabilitet./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...