Beqa: Ideologjia e Vetëvendosjes është vrastare

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se kanë qenë shumë johumane, gjatë gjithë kësaj kohe, përpjekjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të përfituar politikisht prej fatkeqësisë së Astrit Deharit dhe tragjedisë së familjes së tij, e cila nuk ishte e para për ta.

Ai ka thënë se është pikërisht ideologjia e tyre vrastare ajo e cila të rinjtë e subjektit të tyre politik po i çon deri në vetëvrasje.

“Keni folur çka keni dashtë dhe keni bërë propagandë sa keni pasur qejf, kurse ne për hir të ndjeshmërisë së rastit, për të mos i lënduar familjarët e tij, sado që edhe ata u bënë instrument i juaji, kemi hezituar të themi edhe atë që e tha ekspertiza se ishte vetëvrasje, të cilën ju me çdo kusht jeni munduar ta deformoni”, ka thënë Beqa.

“Për çdo vrasje apo vetëvrasje, fillimisht hetohen motivet që kanë shtyrë drejt saj. Cilat do të mund të ishin motivet që të vritet p.sh. Astrit Dehari? Ka qenë thjesht një i ri, sikur krejt moshatarët e tij, që e ka pas jetën përpara, jetën të cilën ju Lëvizja Vetëvendosje ia keni mbushur me ideologjitë e juaja të rrezikshme. Askush nuk ka përfituar politikisht prej vdekjes së tij, përpos juve”, ka thënë deputeti Beqa.

Ai tha se Astrit Dehari nuk ishte i burgosur politik, siç ka propaganduar Vetëvendosje, por ishte në paraburgim nën dyshimin se ka kryer një vepër të rëndë penale, një vepër terroriste.

“Këtë vepër, në njëfarë mënyre e konfirmon edhe vetë Astriti në ditarin e tij, i cili u publikua në media”, ka thënë Beqa.

Deputeti i PDK-së ka thënë se edhe vetë kishte shkruar aty sesi sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje i kishte thënë të mos mërzitej për faktet që kishin dalë në publik, ku shihej ai duke e blerë motorin më 17 korrik, mjet ky të cilin e kishin gjetur policia pas sulmit mbi Kuvendin e Kosovës, sepse me këto fakte, sipas ditarit të tij, Molliqaj i kishte thënë se do të merrej Lëvizja Vetëvendosje.

Beqa iu tha se Vetëvendosjes se në anën tjetër kanë shfrytëzuar shërbëtorët në prokurori e gjykata, kudo ku kanë mundur, për t’i liruar në arrest shtëpiak disa prej tyre në fillim dhe për t’i përdorur sërish kundër institucioneve.

Deputeti Beqa ka thënë, se e dinë që ish-gjyqtarja Maria Ademi është nëna e të dyshuarit për terrorizëm, Petrit Ademi, si dhe ish-kolege e shoqe shumë e mirë e Vehbi Kashtanjevës, i cili e kishte rastin në duar.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...