Falsifikoi dokumente pronësore, arrestohet nga policia

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, njësia e hetimeve të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në rajonin e Ferizajt pas hetimeve të kryera ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.Z. La

V.Z  (i lindur më 1986) dyshohet për përfshirje në veprat penale ‘Falsifikim  i  dokumentit  publik” dhe “Legalizimi i  përmbajtjes  së  pavërtetë”

Personi i dyshuar (V.Z) dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e pronës publike me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të një prone (objekti) në Ferizaj, duke shpallur si pronare të kësaj prone një qytetare ( M.C) serbe shtetase e Serbisë.

Po ashtu i njëjti dyshohet se ka falsifikuar autorizimin noterial sipas të cilit ai kishte të drejtë ta shiste pronën dhe përfaqësonte në çdo raport juridik pronaren e lartcekur femër serbe.

Prona në fjalë së bashku me objektin janë nën menaxhim të AKP-së dhe vlera e së cilës konsiderohet se është mjaft e lartë.

Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore./Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...