Arrestohen katër persona në rajonin e Prishtinës, një serb në arrati

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një operacion policor në katër lokacione të ndryshme, në rajonin e Prishtinës, me ç‘rast janë shoqëruar në polici katër persona ndaj të cilëve është duke vazhduar procedura e intervistimit.

 

Ky operacion policor është realizuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me dyshimin se persona zyrtarë dhe jozyrtarë dyshohet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me “Falsifikim i dokumenteve , Falsifikim i dokumentit zyrtar, Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e asistuar nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore Prishtinë ka realizuar bastisje në katër lokacione në territorin e komunës së Graçanicës dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale dokumentacione relevante, të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

Njëri ndër të dyshuarit M.J, viti i lindjes 1959, serb, shtetas i Kosovës është në arrati dhe në kërkim policor, ndërsa katër persona të tjerë të shoqëruar në polici janë: K.R. (1956),N.K.(1962), femër, shqiptare e Kosovës, F. B.( 1952) femër, shqiptare e Kosovës, N.SH. ( 1968).

Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, do të ndërmerren veprimet e mëtutjeshme sipas autorizimeve të prokurorit kompetent të rastit.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...