DnV: KQZ bëri shkelje ligjore për caktimin e balotazhit në Drenas

PUBLIKUAR

Demokracia në Veprim( DnV), ka kundërshtuar vendimin e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për shkurtim të afatin kohorë për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas.

Sipas DnV-së, caktimi i datës për raundin e dytë të zgjedhjeve është bërë në kundërshtim më nenin 9.6 të Ligjit Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale.

“KQZ nuk ka marrë parasysh që PZAP mund të urdhëroj KQZ-në të rinumëroj apo të përsërisë votimin në ndonjë Qendër të votimit në rast se konstatohen parregullsi. Për më tepër, vendimi për caktimin e datës për raundin e dytë të zgjedhjeve është bërë në kundërshtim me nenin 9.6 të Ligjit Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale që përcakton se Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë, duke shkurtuar kështu në mënyrë të kundërligjshme afatin për raundin e dytë”, thuhet në komunikatën e DnV-së.

Sipas tyre përkundër që Neni 4.4 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale parasheh mundësinë e ndryshimit të afateve kohore në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ky Nen ka të bëjë vetëm me qeverisjen e zgjedhjeve dhe jo me caktimin e afateve të cilat janë qartë të përcaktuara në nenin 9.6 të këtij ligji.

KQZ ka caktuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e raundit të dytë zgjedhor, ku në garë do të jetën kandidati i PDK-së, Ramiz LLadrovci dhe ai Nismës, Isa Xhemalaj. / lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...