“Isa Mustafa vendos se kënd do ta mbështes LDK-ja në Drenas”

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se kënd do ta mbështes në balotazh për kryetar të Komunës së Drenasit.

Kështu të paktën thotë Bedri Nika, kandidat i LDK-së për kryetar të Drenasit, i cili u rendit 5 në zgjedhjet e së dielës.

Nika ka theksuar për Gazetën Blic se ai është kundër PDK-së, mirëpo e pranon se ai nuk vendos se kënd ta mbështes apo jo LDK-ja për zgjedhjet e 18 dhjetorit.

“Unë personalisht kam qenë kundër kësaj qeverisje. Por, nuk do të thotë kjo se e mbështeti ose nuk e mbështeti dikë personalisht, sepse është zyrtare. Ne e kemi një zot shpije që është Isa Mustafa, duhet të konsultohemi me të dhe të dalim me një qëndrim zyrtar”, i tha ai Gazetës Blic.

Në anën tjetër, lideri i LDK-së dje në një postim në Facebook kushtuar zgjedhjeve në Drenas, pos që nuk ka folur për rezultatin e zgjedhjeve atje, ai nuk e ka thënë as edhe një fjalë për balotazhin.

Ndërkohë, kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj u ka thënë dje mediave se ai e ka mbështetjen e të gjitha partive opozitare në Drenas.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...