Haradinaj reagon për arrestimin e një oficeri të FSK-së në Deçan

PUBLIKUAR

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar të premten lidhur me arrestimin e oficerit të FSK-së, Asim Cena në Deçan.

Ai ka thënë se nëse interesimi për të pagjeturit shqiptar është vepër penale atëherë i tërë populli i Kosovës duhet të arrestohet, sepse pothuajse të gjithë kërkojnë të dinë fatin e të zhdukurve.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Dje në mënyrë absurde policia e Deçanit arrestoi oficerin e FSK-së (rezervë) njëherit përfaqësues i shoqatës së të zhdukurve, pasi që Oficeri shfrytëzoi të drejtën e tij për të ditur fatin e të zhdukurve shqiptar e në mesin e tyre edhe të Babës së tij të vrarë, por çuditërisht ai u ftua në polici”.

“Nëse interesimi për të pagjeturit shqiptar është vepër penale atëherë i tërë populli i Kosovës duhet të arrestohet, sepse pothuajse të gjithë kërkojnë të dinë fatin e të zhdukurve. Shpresoj që inspektorati dhe organet përgjegjëse të e trajtojnë këtë rast. Asim Cena është njëri ndër shembujt ma të mirë të rinisë në qytetin tonë edhe pse i rritur pa prindër”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...