Policia dhe Prokuroria: Do t’i arrestojmë ata që abuzojnë me vota të dielën në Drenas

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, në një konferencë për medie kanë bërë të dituar se kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe akne marr të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-ës, Enis Halimi, ka thënë se përgatitjet si dhe implementimi i procesit zgjedhor në Drenas po shkon sipas planeve operacionale të KQZ-së. Ai ka theksuar se i kanë të gjitha materialet në depot e tyre dhe se kanë përfunduar trajnimin e komisionarëve. Halimi ka thënë se në Komunën e Drenasit janë 52 mijë e 569 votues.

Prokurorja Laura Pula, ka thënë se kanë bashkërenduar veprimet e tyre me të gjitha institucionet me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Si veprime konkrete ajo ka njoftuar se kanë angazhuar prokuror kujdestar si në Prishtinë ashtu edhe në Drenas. Gjithashtu ka thënë se kanë angazhuar edhe staf mbështetës për të siguruar efikasitet në mbrojtje të votës.

“Prokuroria së bashku me Policinë do të ndalojnë dhe do të arrestojnë të gjithë ata që në çfarëdo mënyrë ndikojnë në keqpërdorimin e votës”, ka theksuar Pula.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thënë se policia është e angazhuar që i tërë procesi zgjedhor të shkojë si duhet. Rexha ka njoftuar se kanë angazhuar personel të mjaftueshëm për të garantuar një mbarëvajtje të zgjedhjeve.

“Policia e Kosovës ka ndarë në aspektin planifikues, personel të mjaftueshëm të përqendruar në detyrën konkrete dhe aspekte të nevojshme logjistike për të garantuar një mbarëvajtje të plotë të procesit nga cilido këndvështrim i analizuar”, ka thënë Rexha./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Temperaturat deri në 33°C sot, IHMK paralajmëron mot të nxehtë edhe në fillim të shtatorit

Kosovën sot e pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale...

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...