Tahiri: Procedurat administrative në Kosovë vonojnë marrëveshjen për targat

PUBLIKUAR

Ende nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të mund të fillojë së zbatuari marrëveshja për reciprocitet të plotë për targat e veturave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nënkupton heqjen nga përdorimi i tabelave “prova” të cilat njëanshëm janë zbatuar nga pala serbe që nga viti 2011.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas së cilës, më 15 nëntor ka kaluar afati për zbatimin e marrëveshjes reciproke, por këto zvarritje sipas saj, po ndodhin për shkak të vonesave administrative të institucioneve të Kosovës

“Vonesat janë nga ana jonë, për shkak se ende po vazhdojnë procedurat administrative që lidhen më prodhimin e letrës ngjitëse. Pra janë procedurat tenderuese e të tjera. Dhe secili që punon në administratën publike e di se sa marrin kohë.Pra, për shkak të vonesave administrative nga pala e Kosovës ende nuk ka filluar zbatimi, kurse pala serbe është gati “

Në momentin kur autoritetet kompetente t’i përfundojnë këto procedura, qeveria e Kosovës, thotë Tahiri do ta njoftoj Bashkimin Evropian dhe pastaj do të caktohet një datë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes.

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve. /REL

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...