AAK dënon incidentin në Konsullatën turke në Prizren

PUBLIKUAR

AAK shpreh shqetësimin për rastin e incidentit me Konsullatën Turke në Prizren, duke thënë se ky është një akt i dënueshëm dhe i orientuar njëkohësisht kundër interesave të shtetit të Kosovës.

AAK shpreh shqetësimin e saj të thellë me rastin e incidentit me Konsullatën Turke në Prizren. Ky është një akt, rëndë i dënueshëm, dhe i orientuar njëkohësisht edhe kundër interesave të shtetit të Kosovës.

Njoftimi i AAK’së për mediat thotë se marrëdhëniet miqësore me Turqinë, sikundër edhe me çdo shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, janë përcaktim yni dhe ato duhet të trajtohen si të tilla.

“Njëkohësisht, institucionet dhe shteti i Kosovës, e ka për obligim që të sigurojë ambient të qetë dhe të sigurt për funksionimin normal të përfaqësive diplomatike në Kosovë, në këtë kuadër edhe për Konsullatën turke.

Ne besojmë fuqishëm që organet e rendit do ta zbardhin këtë rast, do t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit dhe njëkohësisht shprehim shpresën se ky incident nuk do të mund t’i dëmtojë marrëdhëniet tona me Turqinë”, shkruan komunikata.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...