Dy të mitur theren me thikë në Prishtinë

PUBLIKUAR

Dy fëmijë të moshës së mitur janë therë më thika në në mes vete në mesditën e sotme, në afërsi të Parkut të Prishtinës.

Sot rreth orës 13:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktimat: A.R, mashkull , 15 vjeç dhe V.D, mashkull , 14 vjeç kanë marrë plagë nga arma e ftohët  (thikë) dhe të njëjtit  menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm, ku si  rezultat i kësaj pak çaste pas raportimit të rastit,  policia ka arritur të identifikoj personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast dhe aktualisht hetuesit policorë,  janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...