MESSI TREGON ARSYET E NDRYSHIMIT TË PAMJES PAS KUPËS SË AMERIKËS

PUBLIKUAR

Leo Messi shpjegoi në ceremoninë publicitare të “Adidas”, ku ai paraqiti këpucët e reja “Red Limit Messi 16”, përse vendosi të ngjyroste flokët e të bëhej biond, pasi luajti dhe humbi në finalen e “Copa America”.

Messi sqaron se ishte i trishtuar për atë që ndodhi në finale dhe mendoi të bëjë një ndryshim në jetën e tij, i prirur për këtë “look” të ri, i cili përshkoi mbarë botën dhe u bë modë në mesin e tifozëve të tij.

Gjatë ceremonisë, ylli argjentinas nuk hezitoi t’i përgjigjet pyetjes se pse ky “hairstyle” i ri, duke dhënë jo vetëm argument estetikë:

“Pas modelit të ri të flokëve dhe lënies së mjekrës është pak nga çdo gjë: çmenduria e momentit, për të ndryshuar pak, fillimi nga e para, një vit i ri, një fillim i ri. Të gjitha këto, pas finales së Kupës së Amerikës, që ne e humbëm me penallti”, tha ai.

Realiteti është se ky ishte një ndryshim shumë radikal, por jo vetëm në jetën e tij. Messi njoftoi disa ditë pas largimin nga ekipi kombëtar i Argjentinës, diçka që në fund përfundoi me tërheqjen mbrapsht.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...