Apeli vërteton dënimin e rekrutuesit Qazimi dhe xhihadistëve tjerë

PUBLIKUAR

Gjykata e Apelit ua ka vërtetuar dënimet imamit Zekria Qazimi dhe gjashtë të akuzuarve tjerë të këtij grupi, për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.

Apeli, të premten, ka njoftuar se ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale, imamit Qazimi dhe të mbrojtësve të grupit prej shtatë të dënuarve (Z.Q., I.B., S.T., B.B., J.K., L.K. dhe I.K).

Prokuroria, pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 20 Maj 2016, kishte kërkuar rritje të dënimit ndaj të dënuarve, derisa mbrojtja ka kërkuar shfajësimin e tyre. Por, apeli e ka vërtetuar këtë aktgjykim.

Imami i xhamisë ‘El Kaddus’ në Gjilan, Zekria Qazimi, sipas aktgjykimit të vërtetuar në apel, është i dënuar me 10 vite burgim për rekrutim të xhihadistëve kosovarë që luftuan në ISIS.

“Në bazë të këtij aktgjykimi, shtatë  të akuzuarit  janë gjetur fajtor për  një serë veprash penale si : rekrutimi për terrorizëm në bashkëkryerje nga neni 139  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në bashkëkryerje, nga neni 143, lidhur me nenin 31 të këtij kodi , nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik, nga neni 147 (Z.Q. ), si dhe mbajtja në kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 (I.B.).  Gjykata e shkallës se parë e ka dënuar  Z. Q.  me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5”, ka njoftuar Gjykata e Apelit.

“Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i  kësaj gjykate, gjeti se  pretendimet e prokurorisë, se dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë të buta dhe pretendimet e mbrojtësve të akuzuarve, se dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë të ashpra, janë  të pabazuara, sepse nga gjykata e shkallës së parë, realisht janë vlerësuar si rrethanat lehtësuese, roli i të akuzuarve dhe kontributi i tyre në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë shpallur fajtor. Po ashtu janë refuzuar si të bazuar edhe pretendimet tjera të avokatëve”, arsyetohet vendimi i kësaj gjykate, në njoftim. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...