Lajmi i fundit: Vetëvritet një zyrtar i Policisë së Kosovës në Leposaviq

PUBLIKUAR

Është vetëvrarë me revole zyrtare një pjesëtar i policisë së Kosovës në Leposaviq

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por zëdhënësi i atij rajoni, Besim Hoti ka konfirmuar për Gazetën Express se zyrtari policor është gjetur i vrarë para shtëpisë së tij.

“Banorët e kanë parë dhe kanë lajmëruar. Ai ka qenë me uniformë zyrtare të policisë”, tha Hoti duke shtuar se polici dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Zyrtari policor është i komunitetit serb, konfirmon Hoti duke thënë se organet e hetuesisë tashmë janë në shqyrtim të rastit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...