Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka vizituar fshatin Krajkovë të Komunës së Drenasit, ku ka vënë gurthemelet e ndërtimit të dy Fabrikave.
Njëra do të jetë për prodhimin e këpurdhave e tjetra për mbledhjen trajtimin dhe paketimin e frutave të malit.
Të pranishmit thanë se në këto dy fabrika do të punësohen rreth 320 punëtorë./Indeksonline/



