Ky është numri i deputetëve të koalicionit që nuk e votojnë demarkacionin

PUBLIKUAR

Përveç opozitës e cila në tërësi nuk e voton marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, votë kundër kësaj marrëveshje ka edhe në dy partitë më të mëdha në vend.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda këtyre dy grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend bëjnë më dije se janë se paku 10 deputetë nga dy partitë qe janë shprehur kategorik në kundërshtim të demarkacionit.

Numri më i madh i tyre vijnë nga LDK.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, po tregohet i pafuqishëm për t’i bindur disa deputetë të LDK-së  për të votuar demarkacionin.

E në anën tjetër, zyrtar qeveritar kanë deklaruar se do të punojnë me deputetët për t’i siguruar votat e mjaftueshme për të kaluar demarkacionin.

I pari i Ekzekutivit ka paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor marrëveshja për demarkacion mund të kthehet sërish në Kuvend, në mënyre qe të zinën afatet për liberalizim të vizave. Ndërkohë nuk dihet, nëse qeveria mund të llogarisë në votat e Listës Serbe për demarkacionin, pasi kjo e fundit tash e gati dy muaj është duke i bojkotuar institucionet e Kosovës.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK-së thotë se deri më tash askush nga partia nuk e ka takuar për të folur për çështjen e demarkacionit.

“Unë e kam dhënë mendimin profesional dhe atë ditë se kur do të vjen demarkacioni në Kuvend do ta them qëndrimin tim politikë, i cili është shumë normal qe nuk dallon nga mëndmi profesional”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi thotë se nuk e dinë se cili është qëndrimi i deputetëve tjerë të LDK-së për demarkacionin.

“Nuk e di situatën si qëndron në grupin parlamentar dhe mund të gabojë në vlerësim, tash presim nëse vjen në Kuvend aty do të merret vesh gjithçka”, ka shtuar ai.

Kundërshtari më i zëshëm i demarkacionit nga radhët e pozitës thotë se kanë pasur biseda kolegiale me deputetë të LDK-së ku është përpjekë të ju jep sqarime për disa pika të interesimit.

Megjithatë ai thotë se mbetet në domenin e tyre si do të votojnë pasi vota është e pavarur./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...