Zyrtare: Operohet Bale

PUBLIKUAR

Gareth Bale do të operohet me 29 nëntor në Londër të Anglisë

Real Madrid ka njoftuar se ylli i saj, Gareth Bale do të operohet, pasi kjo është mënyra më e mirë për t’u shëruar plotësisht.

Bale është lënduar në ndeshjen e fundit kundër Sportingut, ku ka pësuar zhvendosje të ashtit, të njohur si ‘peroneal tendons’.

“Stafi mjekësor i Real Madridit ka vendosur që Gareth Bale të operohet  pas zhvendosje së ashtit ‘peroneal tendons’ në nyjën e këmbës së djathtë. Operacioni do të kryhet në spitalin King Edward VII të martën me 29 nëntor nga doktori James Calder, nën mbikëqyrjen e mjekëve Jesus Olmo dhe Mikel Aramberri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.

Pas këtij operacioni bale do t’i duhen dy muaj e gjysmë për t’u rikthyer dhe luajtur sërish. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...