Babai i Astritit: Pse nuk u priten rezultatet e mjekëve të pavarur

PUBLIKUAR

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari në një fjalim para mediave gjatë marshit protestues “Drejtësi për Astritin”, ka thënë se kanë dalë për të kërkuar drejtësi për të.

Ai u është drejtuar gazetarëve që tu bëjnë disa pyetje zyrtarëve shtetëror se si ndihen të gjithë ata familjarë që kanë humbur padrejtësisht të afërmit e tyre.

Pyetni ata se ndihen të gathë ata që kanë humbur padrejtësisht të afërmit e tyre, prindërit, bijat, bashkëshortët.

“Pyetni ata, se si ndihen  që kanë akuzuar pa fakte për terrorizëm. Pyetni prokurorët se pse dolën dhe folën pa u kryer hetimet. Pse nuk u priten edhe rezultatet e mjekëve të pavarur”, ka thënë ai.

Dehari po ashtu ka përmendur edhe rastin e shpejtë të suspendimit ndaj personave përgjegjës që ruanin shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi, pas vjedhës së telefonit të tij, dhe vonesë në shkarkim të përgjegjësve për vdekjen e djalit të tij./Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...