Të rinjtë e përfshirë në radikalizëm – duhet të deradikalizohen”

PUBLIKUAR

Organizata jo qeveritare Demokracia, është duke mbajtur konferencën për ekstremizmin fetarë dhe parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

Arton Musliu, menaxher i projektit nga organizata Demokracia ka thënë se burgimi i personave që e sjellin terrorizmin nuk është forma ma e mirë, njofton Klan Kosova.

“Ekstremizmi fetar dhe radikalizmi në Anamoravë është fenomen goxha i madh për shkak të afërsisë së kufirit dhe faktit se nuk ka kontrolle të rrepta”.

Zëvendës-shefja e misionit OSCE në Kosovë, Paivi Nikander ka thënë se institucioni i tyre është fokusuar që ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në këtë drejtim.

“Çështja e radikalizmit-ekstremizmit nuk është temë e rëndësishme vetëm në Kosovë, por në gjithë botën”.

“Si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë kemi qenë dëshmitar i përfshirjes së të rinjve në këto konflikte”.

“Aprovimi i ligjit i cili i ndalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftrat e huaja është strategji për ta ndalur këtë fenomen”.

“Kemi parë disa aksione të Policisë që janë marrë me arrestimin e disa personave që bëjnë indoktrimin e të rinjve dhe ata luftëtarë që kanë marrë pjesë e janë rikthyer në Kosovë”.

“Këto përpjektjet tona nuk mund të përfundojnë vetëm me këto arrestime”

“Personat e përfshirë duhet të ndihmohen që të de-radikalizohen”.

“Qeveria duhur të marrë masa konkrete me ta, sepse mund të ndodh që këta persona të bëhen sërish rrezik për shoqërinë”.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...