Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftës kundër ekstremizmit

PUBLIKUAR

Zyra e kryeministrit bën të ditur se u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ndërmjet Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Sipas njoftimit, marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell.

“Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...