Akuzohet serbi për kontrabandimin e shqiptarëve

PUBLIKUAR

Të premten më 19 nëntor një ‘VW Polo’ është kontrolluar nga policia federale gjermane menjëherë pas mbërritjes nga Austria, shkruan ‘wochenblatt.de

Shoferi, një serb 56-vjeçar kishte në automjetin e tij tre shqiptarë të Kosovës. Të tre shqiptarët nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes dhe menjëherë u dyshua për hyrje të paautorizuar, përcjell albinfo.ch.

Në këtë veturë u gjet edhe një pasaportë serbe, por personi i kësaj pasaporte nuk ishte në makinë.

Hetuesit në pyetjet që i kanë bërë serbit kanë gjetur se ai po barte njerëz nga Austria në Gjermani.

Pronari i pasaportave të gjetura, tashmë ka dalë në Austri. Me vendim të prokurorit shoferi është sjellë para gjykatës në Passau. Tashmë ai akuzohet për kontrabandimin e njerëzve.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...