Veseli: Kosova është e përkushtuar t’i kryej obligimet që ka para vetes

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach

Përmes komunikatës për media shpjegohet se në këtë takim, kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat tona integruese dhe çështjet që duhet të adresohen gjatë kësaj periudhe.

Duke e uruar zyrtarin e lartë gjerman për detyrën e re, kryetari Veseli falënderoi Gjermaninë për ndihmën saj të pakursyer ndaj Kosovës në shumë drejtime, duke e konsideruar atë si njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë, mbështetje kjo e cila është e nevojshme edhe në të ardhmen.

Kryetari Veseli theksoi se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë mjaft sfiduese, me çështje që duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

“Kosova është e përkushtuar t’i kryej obligimet që ajo ka para vetes”, ka thënë Veseli.

Kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...