Qentë sulmojnë nxënësen në mes të Prishtinës – babai kërkon përgjegjësi nga Komuna

PUBLIKUAR

Një vajzë e klasës së tetë të shkollës fillore është sulmuar dhe kafshuar sot nga qenët endacakë në mes të Prishtinës. Pas plagëve të shkaktura nga kafshimi i qenëve F. R. është trajtuar në QKUK. Për rastin ka njoftuar babai i vajzës në Faceboook, i cili ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të ndërmarrë masa urgjente në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e fëmijëve .

Gazeta Express, për të respektuar privacinë, po e sjell njoftimin e A. R. për rastin e vajzës së tij duke përdorur vetëm inicialet.

Të nderuar/a,

Dua të ndaj një lajm/informatë me ju, i hidhur, në çfarëdo këndvështrimi që të shikohet!

Vajza ime…, nxënëse e klasës së tetë e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, sot mes orës 12:40 – 12:45, duke u kthyer nga shkolla është sulmuar nga katër (4) qenë të mëdhenj endacak në parkingun e rrugës vëllezërit Gërvalla (shih foton e bashkangjitur).

… së pari është sulmuar nga dy qen këmbëve, këta e kanë tërhequr në drejtime të kundërta, duke e kafshuar ne pantolla në pjesët e poshtme të këmbëve dhe është rrëzuar në tokë nga këta qen, të cilët e kanë tërhjek ashtu për toke/asfallti zvarrë dikund gjysmë metre, përderisa dy të tjerët e kanë sulmuar në trup, dhe si rezultë e gjithë kësaj njëri nga qenët ka arritë të ja ngulitë dy dhëmbë në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Unë dhe nëna e …., e dërguam vajzën tonë menjëherë tek mjeku në qendrën familjare ne breg të diellit ku nga aty na udhëzuan të shkojmë menjëherë ne QKUK emergjencë dhe repartin e infektologjisë.

…. u mjekua aty siç është më së miri. Plagët u pastruan/dezinfektuan dy herë; herën e parë në qendrën familjare dhe të dytën herë ne emergjencë. I morri të gjitha që ka nevojë, dmth injekcionin, vakcinën dhe antibiotikun.

Plagët fizike e di që brenda pak ditëve/javëve do i shërohen, por më tregoni, si tija shëroj vajzës time traumat e dukshme psiqike që i ka marrë!!? Vajza kishte thirrë ndihmë më gjithë fuqinë që e ka, por askush nuk kishte qëlluar në ato momente që ta shpëtoj/ndihmoj nga ajo gjendje!!!

I lus të gjithë personat dhe/apo organet kompetente që të gjendet një zgjedhje e qëndrueshme për qenët endacak! Ne si familje gjithmonë kemi pasur dhe kemi, në shtëpinë/oborrin tonë, qenë e mace, dhe i trajtojmë/duam jo me një dallim të madh nga anëtarët e tjerë të familjes … por kurrqysh nuk mund të krahasohet rrezikimi i jetës së njeriut prej kafshës. Këta qen endacak, nuk është hera e parë që kanë sulmuar e as nuk do të jetë hera e fundit. Ishalla përfundon me vajzën time … por të gjithë e dimë se kjo s’do të mund të jetë e vërtetë, nëse nuk ndërmerret diçka URGJENTE!!!

Rastin e kam lajmëruar në polici, por policia me informoj se vetëm nëse qeni ka pronar atëherë mundet të veproj policia, përndryshe më këshilluan ti drejtohem komunës me raportet mjekësore. Meqenëse edhe vet jam paksa i traumatizuar prej rastit, nesër do i drejtohem komunës me këtë shqetësim timin, në departamentin gjegjës.

Jeni të mirëseardhur, për vëmendje tek prindërit, meqenëse muajt e dimrit po vijnë, që ky postim i imi të shpërndahet sa më shumë.

Me respekt,

P.S. Për shkaqe intimiteti ndaj vajzës time, kafshimin në kofshë nuk e postoj si foto!

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...