Ambasadori amerikan në Beograd: Trump nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se nuk pritet që të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme qëndrimi i Amerikës nda rajonit pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, fokusi do të jetë në përparimin e mëtejshëm të vendit, rritjen ekonomike, si dhe në mbështetjen e rrugës evropiane”, tha ai në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi ku u diskutuan rezultatet e zgjedhjeve amerikane, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ai tha se nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë politikën e saj ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai nuk ka asnjë tregues se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Trump do të sjellë ndryshime të rëndësishme në lidhje me Ballkanin”, tha Scott.

Sipas tij, Amerika është një vend i madh që respekton interesat e veta, si dhe që nuk do të ndryshojë politikën e saj lehtë.

Ambasadori amerikan në Beograd tha gjithashtu se në të ardhmen në fokus të Amerikës për këtë rajon me siguri do të jetë stabiliteti.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...