Lëndohet një fëmijë gjatë një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Skënderaj

PUBLIKUAR

Një fëmijë ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Mitrovicë-Skënderaj përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë e Ulët’’.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur kur një veturë ka goditur këmbësorin që ishte fëmijë ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ai po trajtohet në QKUK

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Ndaj shkaktarit të aksidentit D. N. 46 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor, transmeton Klan Kosova.

 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...