Retkoceri: Entuziazmi i kryeministrit nga Instituti IFO, i gabuar

PUBLIKUAR

I pari i LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri ka reaguar ndaj Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ai ka thënë se Kryeministri me mburrje deklaron se Kosova për çdo ditë po korrë suksese, duke falenderuar veheten dhe kabinetin ma të madh qeveritar në botë që ai drejton.

Sipas Retkocerit, Ish profesori i OPB-së vet na ka shpjegu në ligjertat e tij se shkalla apo indeksi i zhvillimit ekonomik prej 2%, e zvoglon papunësinë vetëm 1%, kjo i bie sikur Kosova të kishte shkallën e zhvillimit ekonomik në nivel 4%, do të zbuste papunësinë për 2%. Zyrtarisht është konfirmuar nga Banka Botërore se Kosova i afrohet në 3% shkallës së zhvillimit ekonomik, që nënkupton zvoglimin e papunësisë në 1.5%, transmeton LipjaniNews.com

Postimi i plotë i Retkocerit…

Shtrohet pyetja, sa ka të drejtë Kryeministri e Kosovës kur nëpermjet një postimi në facebook i drejtohet opinionit publik dhe qytetarëveduke u mundu që të ju sqaroj atyre lidhur me një hulumtim nga: InstitutiIFO i Univerzitetit të Munihut, ku me ndihmën e një harte theksuar me ngjyrë të kuqe është vequar Kosova si një vend i Evropës me shkallën ma të lartë të zhvillimit ekonomik në Evropë dhe ma gjërë. Edhe Bisness Insider, ka ranguar Kosovën në vendin e 13 në botë për lehtësi në regjistrimin e biznesit, sistemin online të pagesave, deklarimin dhe pagesën e taimeve, tatimin e vlerës së shtuar, kontributeve sociale (fjala është sigurimin penzional), lejimin e disa kategorive të shpenzimeve për tu zbritur nga baza e tatimit në fitim të korporatave.

Kryeministri me mburrje deklaron se Kosova për çdo ditë po korrë suksese, duke falenderuar veheten dhe kabinetin ma të madh qeveritar në botë që ai drejton. Qeveria e tij paska punuar shumë, këto dy vitet e fundit duke potencuar: zhvillimin ekonomik, reformën fiskale, përmirsimin e ambientit për të bërë biznes, përparimin në integrime evropiane, forcimin e rendit dhe ligjit, mirëqenjen sociale, ngritjen e nivelit arsimor, kulturor, shkencor, sportiv, raportin me diasporen dhe shumë aspekte tjera të cilat si duket i shef veq kryeministri.

Kryeministri i Republikës së Kosovës është ekonomist me pedigree, andaj ska se si mos të shqetsohemi ne ish studentët e tij kur shohim dhe jetojmë realitetin për të cilin profesori dëshiron me qëllim të na mjegulloj dhe e paraqet krejt ndryshe nga ajo që në fakt po perjeton qytetari jo vetëm në zhvillimin ekonomik të munguar por në të gjitha veprimtaritë të cilat ipërmend kryeministri si përparime apo ecje përpara.

Ish profesori i OPB-së vet na ka shpjegu në ligjertat e tij se shkalla apo indeksi i zhvillimit ekonomik prej 2%, e zvoglon papunësinë vetëm 1%, kjo i bie sikur Kosova të kishte shkallën e zhvillimit ekonomik në nivel 4%, do të zbuste papunësinë për 2%. Zyrtarisht është konfirmuar nga Banka Botërore se Kosova i afrohet në 3% shkallës së zhvillimit ekonomik, që nënkupton zvoglimin e papunësisë në 1.5%. Niveli i papunësisë në vendin tonë duhet të jetë 50%. Shifrat zyrtare tregojnë një nivel prej 33% të papunësisë, shifer kjo që nuk paraqet realitetin në teren. Kosova duhet të ketë diku rreth 900,000 deri 950,000fuqi punëtore të aftë për punë, po u bazuam në shënimet e Trustit pensional del se në Kosovë punojnë afërsishtë 400,000 punëtor, po llogarisim se edhe 100,000 të tjerë punojnë në bujqësi dhe ndërtimtari apo në sektorin joformal, punëtor këta që nuk paguajnë sigurim pensional dhe nuk janë të siguruar. Matematikisht del se shkalla e papunësisë në rastin ma të mirë mund të jetë 45%, nëasnjë mënyrë ashtu si deklarohet Enti i statistikave dhe zyrat e punësimit që kanë deklaruar nivelin prej 33% të papunësisë. Bazuar në treguesit e lartëpermendur i bie që zhvillimi ekonomik i vendit prej 3% na garanton se eleminimi i plotë i papunësisë me nivelin momental të zhvillimit do të eleminohet diku pas tridhjet vitesh. Qytetarët duhet të tregojnë vet, a janë të kënaqur me këte nivel zhvillimi, a pajtohen me vlerësimet e Institutit IFO, dhe a ka të drejt kryeministri të lavdrohet me këte zhvillim i cili do tua rregulloj çështjen e punësimit qytetarëve të vet tek pas tridhjet vitesh, apo në vitin 2046 Kosova do të ketë shkallën e papunësisë 1%.

Bisness Insider, po tregon se në Kosovë na qenka e lehtë procedura e regjistrimit të biznesit, duke na renditur në vendin e 13 në botë. Po konsiderojmë se kjo është e vertetë, por cila është rëndësia e lehtësimeve të regjistrimit të biznesit kur qindra e mijra biznese janë regjistruar deri më tani në ARBK dhe nuk e kanë as edhe një transakcion të vetëm biznesi, shumë prej bizneseve të regjistruara dorzojnë raporte për shumë vite me zero qarkullim, kurse një numer shumë i madh i tyre nuk dorzojnë fare raport,sepse nuk e kanë asnjë ditë pune të vetme, me biznesin të cilin shumica prej tyre e kanë regjistru për të apliku për viza biznesi.

Rëndësia e procedurave të thjeshtësuara dhe të shpejta për regjistrimin e bizneseve do të ishte po që se do të kishim biznesmen të jashtëm ndërkombëtar dhe emigrant Kosovar të cilët do të vendosnin të investonin kapitalin e tyre në Kosovë. Ka pasur interesime, por ku i kemi këto biznese të huaja dhe bashkatdhetarët tanë. Ata erdhën i regjistruan bizneset e tyre, kontaktuan me Qeveritarët, kryetarët e komunave, AKP por ku mbeten, pse ikën shumë prej tyre jo larg Kosove, ikën në Serbi e Maqedoni, sepse në ato vende gjetën mikëpritje dhe lehtësi në zhvillim e biznesit të tyre. Kosova i priti ata me kushtëzime dhe kërkesa për mito dhe korrupcion dhe ndodhi ikja për të mos u kthyer kurrë më, bile bile edhe duke ndiku edhe te biznesmen të tjerë që mos të shkojnë në Kosovë sepse atje ka korrupcion.

Kryeministri i Kosovës nëpermjet facebook ndjehet krenar me këto perparime:

  • ATK ka siguaruar për bizneset dhe qytetarët e vet sistemin online të raportimt, deklarimit dhe pagesën e taksave, sherbimeve dhe tatimeve (v.j. ky sherbim është siguruar që nga fundi i vitit 2012 dhe nuk i takon kohës së qeverisjes së kryeministrit)
  • Lejimi i disa kategorive të shpenzimeve të cilat mund ti perdorin bizneset për të zvogluar bazën për tatim në fitim të korporatave (nuk duhet të themi se me këte duhet të mburret dikush sepse kjo nuk tregon ndonjë sukses të cilesdo nga qeveritë)
  • Reforma fiskale është njëra prej meritave të kësaj qeverie, por me një analizë pak ma të thellë e që do ta bëjmë me një rast tjetër do të shofim se edhe kjo reformë nuk është se duhet të lavdrohet e aq ma pak të krenohet Ministria e financave.
  • Permirsim i dukshëm në ambientin e të bërit biznes, qytetari por edhe investitori I jashtëm nëse ka mbet ndonjëri në shtetin tone është mire të deklarohet dhe të tregoj me fakte se ku janë këto permirsime të ambientit biznesor.
  • Perparim në integrime evropiane, ska se si mos të trishtohemi nga konstatime të tilla, tregoni zotrinjë qeveritar ku jemi me MSA-në, ku mbeti liberalizimi i vizave i premtuar që të ndodh para gjashtë viteve, punësimet seszonale në Evropë, ndersa integrimi në BE nuk shifet asgjë kundi në horizont.
  • Forcimin e rendit dhe ligjit, ska se si mos të deshprohemi nga një kryeminister I cili e ka sistemin gjygjësor dhe prokurorial më të degraduarin dhe korruptuarin në Evropë dhe ma gjërë, nivelin e korrupcionit në institucione të drejtësisë, prokurorisë, qeveri, komunë, prokurime, ndermarrje publike dhe agjencione, ska se si të jetë ma keq, kurse kryeministri rrahë gjoks për suksese, vertetë kjo është për të na ardh keq.
  • Mirëqenja sociale, kryeministri i një skeme penzionale dhe sociale me mbi 120,000 qytetar, priten edhe 30,000 mi veteran gjithësej 150,000 qyetar në skemat sociale, lideri I LDK-së dhe kryetari i qeverisë deklarohet se është i djathtë. Sigurtë është kështu sepse ai vet kurrë nuk e ka perjetu varfërinë dhe ska se si të deklarohet I majt aty ku e ka mbi 90% të popullit të vet.
  • Arsim, Kultura, Shkenca, Sporti janë lavdrimet tjera të kryeministrit. Shpejtë duhet të shkruajmë veqant për secilën nga këto digastere të qeverisë të cilat përjashto ndonjë sportiest individual thuajse janë katandisur të gjitha dhe janë mo zot ma keq.
  • Raportet me disaporen, na qenkan permirsuar. Kryeministri nuk duhet të harroj se si e ka trajtuar zonjën e nderuar Gervalla dhe z.Dibranin si perfaqsues të subjektit që ai vet i takon. Për disaporen është mire të flet vet diaspora të cilët shumë mire e dinë trajtimin që ju k aba nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të cilën shumë kontribuan.(sic)/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lipjan, plagoset një person

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lipjan, ku janë raportuar...

Dr.Fitim Selimi më i votuari nga PDK-Lipjan

Dr.Fitim Selimi kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në Lipjan, ka arritur të...

Daut Azemi më i votuari nga LDK e Lipjanit

Daut Azemi, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në Lipjan, ka arritur të...