Hoxhaj takoi kryetarin e Preshevës, interesim për bashkëpunim më të madh ndër-institucional

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Ministri Hoxhaj shprehu gatishmërinë për intensifikimin e kontakteve dhe për bashkëpunim më të madh ndër-institucional, duke shtuar se qytetarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetjen e institucioneve të Kosovës për garantimin e të drejtave të tyre në Preshevë.

U bisedua edhe për projekte dhe aktivitete konkrete që mund të realizohen dhe që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.

“Biseduam për ide projektesh dhe aktivitete konkrete të cilat mund t’i realizojmë së bashku. Realizimi i tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Preshevës”, deklaroi Hoxhaj.

Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe komunës së Preshevës për aktivitetet dhe projektet e ardhshme të përbashkëta.

SHIKO MË SHUMË

37 zyrtarë të rinj nisin punën në gjyqësorin e Kosovës

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për...

Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh

Një zjarr ka përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe me pisha në Prizren, ndërsa për...

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...