26 vjeçari bie me veturë në Liqenin e Badovcit

PUBLIKUAR

Sot, në ora 12:20, në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një vet aksident trafiku, me ç’rast vetura e tipit Opel Astra, ngjyrë e kuqe me targa të Republikës së Kosovës, për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në Liqenin e Badocvit.

Vozitësi i veturës, I. Abazi, mashkull, 26 vjeç, shtetas kosovar, ka arritur të dal nga automjeti dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, njofton policia, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky vet aksident trafiku.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh

Një zjarr ka përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe me pisha në Prizren, ndërsa për...

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...