Të martën seancë dëgjimore në rastin e Oliver Ivanoviqit

PUBLIKUAR

Gjykata e Apelit të Kosovës ka planifikuar për të martën mbajtjen e një seance dëgjimore në rastin kundër udhëheqësit të Iniciativës Qytetare Serbe “SDP” Oliver Ivanoviq.

Avokati Nebojsha Vlajiq tha se gjykatësit në këtë seancë që duan për të hetuar pretendimet e mbrojtjes lidhur me ngjarjet për të cilat ishte dënuar Ivanoviq si dhe janë dëgjuar shumë dëshmitarë, dhe se procedurat janë kryer para gjykatës së UNMIK-ut, transmeton Klan Kosova.

Në partinë e Ivanoviqit presin që dëshmitarët ta thonë “të vërtetën dhe arsyet për të cilat në vitin 2002 është hedhur poshtë aktakuza kundër Ivanoviqit”.

Zëvendësja e Ivanoviqit në SDP, Ksenija Bozhoviq ka thënë për Kontakt Plus se dëshmitari është i njohur me të gjitha detajet e procesit gjyqësor që u zhvillua në vitin 2002 kundër Ivanoviqit para gjykatës së UNMIK-ut, dhe se ai pritet vetëm të thotë të vërtetën në lidhje me hedhjen poshtë të akuzave për mungesë provash.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...