Policia tregon si ndodhi shpërthimi në Pejë

PUBLIKUAR

Mëngjesin e së hënës një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin e Pejës si pasojë e të cilit deri më tani janë lënduar katër persona.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia nga ky rajon tregon detaje se si ka ardhur deri të shpërthimi i bombolës së gazit.

Rrjedhja e vajit nga një bombolë gazi ka qenë shkaktari i shpërthimit të sotëm në lagjen “Rrokaqielli”, të Pejës.

“Sipas të dhënave të deritanishme nga hetuesit e rastit, është vërtetuar se bombola e gazit nuk ka shperthyer por momentalisht vlerësohet se ka pasur rrjedhje të ngadalshme të gazit e ajo sasi ka shkaktuar shpërthimin – incidentin”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërkohë që nga shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësuar: Gj.B(femer); M.U.(femer); Sh.U.(mashkull) dhe N.S.(mashkull)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin janë duke zhvilluar hetimin rreth këtij rasti./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...