I vdiq nëna në moshë të re, por tifozët e klubit e ngushëlluan me një ide gjeniale (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Mesfushori holandez, Tonny Vilhena ka përjetuar disa momente të rënda.

Ai javë më parë ka humbur nënën e tij në moshë të re dhe mungoi në disa ndeshje të Feyenoordit.

Por në takimin e djeshëm Feyenoord – Zwolle, tifozët vendas e kanë ngushëlluar në mënyrë gjeniale Vilhenan.

Vilhena pas futjes në fushë, ndërsa tifozët me xixëllonjat e ndezura duke e ngushëlluar atë

Me tu futur lojtarët në stadium, të gjithë tifozët kanë ndezur nga një xixëllojnë duke e mbajtur në duar.

Ky gjest i tyre e përloti mesfushorin Vilhena i cili shkoi për t’i falënderuar tifozët pasi e ngushëlluan për nën që i vdiq në moshë të re 51-vjeçare.

Gjesti i tifozëve të Feyenoordit është vlerësuar lartë nga tifozët tjerë nëpër rrjete sociale që i kanë lavdëruar për idenë gjeniale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...