Më shumë se 100 fëmijë të sëmurë nga gripi, brenda një dite

PUBLIKUAR

Situata epidemiologjike me gripin sezonal në Kosovë po alarmon institucionet shëndetësore.

Vetëm në Klinikën emergjente pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndihmë mjekësore brenda 24 orëve kërkojnë mbi 100 fëmijë. Kështu ka deklaruar drejtori i kësaj Klinike, Muharrem Avdiu. Sipas tij, ka raste të shtuara të gripit, por nuk janë shënuar edhe raste të vdekjeve epidemiologjike.

Furnizimi me barna në Klinikën e pediatrisë, si qendër referente për tërë Kosovën, është i dobët, derisa për trajtimin e fëmijëve barnat i blejnë vetë prindërit e fëmijëve.

Edhe në Klinikën infektive numri i pacientëve të rritur që kërkojnë ndihmë nga sëmundjet virale, është shtuar. Sali Ahmeti, infektolog, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndonëse ka mjaft pacientë që kërkojnë ndihmë, ende nuk ka pasur raste të vdekjes nga gripi. Ai përmend edhe ujin e kontaminuar, për të cilin mendon se mund të ndikojë në rritjen e infeksioneve në popullatë.

Por, Burbuqe Nushi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka thënë se uji i pijes, i cili është prej sistemeve qendrore, është brenda standardeve të lejueshme të përdorimit, në bazë të analizave ditore që i bëhen.

Zyrtarë nga IKSHPK-ja tashmë kanë deklaruar se Inspektorati Shëndetësor duhet të mbikëqyrë të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.

Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se të gjitha institucionet shëndetësore, në bazë të Ligjit për luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, janë të obliguar të raportojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe një gjë të tillë e bëjnë.

Nga viti 2015 dhe deri në prill të vitit 2016, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë raportuar 6 raste të vdekjes me grip sezonal dhe kjo sipas profesionistëve shëndetësorë vazhdon të jetë për shkak të neglizhimit të sëmundjes. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...